Kombëtarja gjermane në panik, futbollisti i njohur preket nga Covid-19. Në rrezik sfida e sotme kundër…
Sipas gazetës gjermane “Bild”, lojtari i kombëtares së Gjermanisë, Jonas Hofman, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e zhvilluara mëngjesin e sotëm.
Një situatë alarmante kjo për gjermanët teksa mbrëmjen e sotme do të luajnë kundër Islandës për ndeshjen eliminatore të botërorit.
Stërvitja e planifikuar për mëngjesin e sotëm është anuluar dhe lojtarët janë mbyllur në dhomat e tyre, në pritje të një vendimi dhe nuk dihet akoma fati e ndeshjes së sotme.