Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar që aktivizohet në Itali me Empolin tregoi emocionet e grumbullimit për herë të dytë me Kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve si dhe tha se ky grup është shumë i mirë.
Rikthimi në Kombëtare: “Është diçka shumë e bukur të vish në Kombëtare, jam shumë i lumtur. Kam qenë herën e parë me Kombëtaren U-21 ndaj Andorrës dhe Austrisë. Tani kemi dy miqësore, shpresojmë të bëjmë mirë.”
Niveli i skuadrës: “Grupi është shumë i mirë. Këtë radhë janë shumë djem nga Shqipëria dhe shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Kombëtarja ishte shumë e mirë.
Ishte Kallaku, Vrioni. Ishte shumë e fortë dhe shpresoj që tani kjo Kombëtare të ketë atë nivel. Konkurenca? Është e fortë, në mesfushë jemi shumë, të shohim".