Gjermania kundër Islandës mund të anulohet!
Lajmet e fundit nga Gjermania raportojnë se ndeshja e parë kualifikuese e grupit J, ndërmjet Gjermanisë dhe Islandës, mund të anulohet shkaku i Covid-19.
Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë, Jonas Hofmann, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e sotme dhe sipas mediave atje ndeshja është në dyshim se a do të zhvillohet sonte, për shkak të protokolleve të Covid-19.
Ndeshja është e parashikuar të luhet sonte me fillim prej orës 20:45 në Schauinsland-Reisen-Arena, por tashmë është në dyshim zhvillimi i këtij takimi.