Fitorja e thellë e Kosovës, flet Afrim Toverlani: Edhe një ekip i Superligës më mirë se Lituania

Futboll

Fitorja e thellë e Kosovës, flet Afrim Toverlani: Edhe një ekip i Superligës më mirë se Lituania

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:22
Fitorja e thellë e Kosovës, flet Afrim Toverlani: Edhe një ekip i Superligës më mirë se Lituania

Kombëtarja e Kosovës tregoi një sinjal të fortë përpara ndeshjes me Suedinë, duke mposhtur me rezultatin 4-0 Lituaninë. Kundërshtari i “dardanëve” vinte nga një deri ndeshjesh pa humbje, por ishte e pafuqishme për të ndalur goleadën.

Megjithatë për trajnerin e njohur Afrim Toverlani, kjo fitore nuk tregon asgjë për Kosovën, pasi Lituania është një Kombëtare shumë e dobët.

Për Indeksionline, Toverlani ka ironizuar Lituaninë, duke theksuar se dhe një ekip i Superligës mund ta mposhte.

“Fitore që do të shërbejë për motiv në ndeshjet e radhës. Jam i bindur që një ekip me lojtarë nga Superliga kishte për t’i rezistuar më shumë se Lituania. Por me rëndësi është fitorja”, ka thënë Toverlani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat