Bullgari - Zvicër, ja vendimi për Xhakën dhe Shaqirin!
Bullgaria dhe Zvicra zhvillojnë sonte ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për “Katar 2022”.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Levski Stadium” të Sofjës, teksa është në kuadër të Grupit C.
Dyshja nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, janë në formacionin e titullarëve, kurse Admir Mehmedi ndodhet në bankën rezervë.