Ecuria e përgatitjeve po shkon mjaft mirë për turneun Kupa “Ilir Lushtaku” në Skenderaj.
Organizatorët thonë se po bëhen përgatitjet e fundit dhe besojnë e shpresojnë se do të jetë një turne jashtëzakonisht i mirë, me rivalitet dhe lojëra cilësore.
Turneun e organizon KF Drenica dhe DKRS nga Skenderaj.
“Për nder të përvjetorit të rënies së Heroit Ilir Lushtaku, KF Drenica organizon turneun në futboll për veteran.
Ekipet pjesëmarrëse janë veteranët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe të Drenicës”, njoftojnë organizatorët.
Turneu mbahet nesër dhe fillon në orën 12.00.