Futbollisti Xherdan Shqiri ka treguar lojë të madhe, duke asistuar në golin e dytë dhe të tretë për fitoren bindëse të Zvicrës, me rezultat 3:1 në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje.
Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka luajtën titullarë, dhanë maksimumin dhe iu gëzuan trepikëshit të parë të grupit C në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Breel Embolo realizoi në minutën e 7-të. Në minutën e 10-të, Seferoviq shton epërsinë 0:2 falë asistimit të Shaqirit.
Xherdan Shaqiri ashtu si di ai, depërton për bukuri nga e djathta, e kreun tërë punën dhe thuajse e mposhti portierin, por topi mu në vijën fatale Zuber e shtyu në rrjetë, për 0:3.
Në minutën e 46-të, Despodov ngushton humbjen në 1:3.
Zvicra fiton tre pikë të mëdha në hapje të grupit.
Zvicra është në grupin C në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, së bashku me Italinë, Irlandën Veriore, Lituaninë dhe Bullgarinë.