Superfuqia botërore, Gjermania, nuk tregoi mëshirë ndaj Islandës, duke e deklasuar me rezultat 3:0 në ndeshjen e vlefshme të grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Golat i shënuan Goretzka (3'), Havertz (I7') dhe Gondokan (56'). Islanda nuk i bëri rezistencë gjermanëve në stadiumin “Schauinsland-Reisen-Arena” në Duisburg.
Gjermanët në grup janë me Rumaninë, Armeninë, Lihteshtejnin, Maqedoninë e Veriut dhe Islandën.
Grupi J
Rumania-Maqedonia e Veriut 3:2 (1:0)
Lihteshtejni-Armenia 0:1 (0:0)
Gjermania-Islanda 3:0 (2:0)