Jan Oblak është portieri i parë që ka vlerën më të lartë në La Liga, të paktën sipas të dhanve të Transfermarkt.
Ylli i Atletico Madrid, protagonist edhe në fitoren e fundit të colchoneros kundër Alaves falë një penalltie të pritur në minutën e 86-të, vlerësohet nga portali i njohur plot 90 milionë euro.
Një vlerë merkatoje që nuk e ka asnjë futbollist në La Liga, as Leo Messi, i cili ka një vlerë 80 milionë euro. Një tjetër rekord i vogël në karrierën e Oblak.
Kurrë asnjë portier tjetër, nga krijimi i Transfermarkt, nuk e ka kryesuar renditjen e futbollistëve më të shtrenjtë të futbollit spanjoll.
Në këtë moment, 28-vjeçari është portieri që ka pësuar më pak gola në këtë sezon të La Liga-s, 18 në 28 ndeshje.