Pas humbjes së përballjes së parë eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, trajneri Igor Angelovski u tregua mjaft i matur.
“Normalisht për një trajner është keq që ekipi Ii tij të krijojë shumë raste për gol në rezultat 0-0 dhe përpos dominimit nuk shënon fitore. Mirëpo ishim përball skuadrës nga vazoja e dytë që tregoi se është një kombëtare kualitative.
Dhe nuk duhet të dëhspërohemi pasi treguam se mund të bëjmë ballë një skuadre të fortë si Rumania. Urojë Rumaninë për fitoren.
Faleminderojmë organizatorët për mikëpritjen dhe besoj se në Kampionatin Evropian do të kemi përkrahjen e Rumanisë, edhe pse kjo e fundit nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Nuk kishte befasi , krijuam raste por realizimi nuk ishte në nivel të duhur. I dëshirojë trajnerit Radoi shëndet pasi që është keq që në kohën e tanishme mos të jetë në mundësi që të drejtojë skuadrën kombëtare. Mendojë se ishim mirë të vendosur në golin e tretë, por nuk arritëm që të mbrohemi mirë dhe Ademi nuk arriti të pastrojë situatë. Mendojë se realizimi i rasteve vendosi këtë përballje,” tha pas ndeshjes Angelovski.
Sfida e ardhshme e Maqedonisë do të jetë në Shkup, më 28 mars, kundër Lihtenshtajnit.