Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, uron presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook, se më në fund fitoi sporti i Kosovës.
“Me në fund fitoi sporti i Kosovës!

Ismet Krasniqi
Urime Kryetar i KOK-ut, suksese”, ka shkruar Shala në profilin e tij.
Shala ka qenë futbollist i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, ka luajtur në ekipet e elitës së futbollit francez dhe gjerman, po ashtu i pari shqiptar që ka veshur fanellën e Kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990.