Supertalenti anglez i Liverpoolit po shkëlqen pas huazimit

Futboll

Supertalenti anglez i Liverpoolit po shkëlqen pas huazimit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:06
Supertalenti anglez i Liverpoolit po shkëlqen pas huazimit

Sulmuesi i talentuar anglez, Harvey Elliott, në këtë edicion është huazuar nga Liverpooli te skuadra Blackburn Rovers në Championship (Liga e Dytë e Anglisë).

17-vjeçari në 33 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion i ka shënuar pesë gola derisa ka kontribuuar edhe me 10 asistime.

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë U-17 me gjasë do të kthehet në “Anfild” ku e pret një karrierë e gjatë dhe e bujshme.

Elliottin e ka lavdëruar edhe shoku i tij i skuadrës te Blackburn, Stewart Downing.

“Me aq sa kam parë deri më tani, ai do të jetë me siguri pjesë e Premierligës për një kohë të shkurtër. Elliott është lojtar jashtëzakonisht i mirë” ka deklaruar Stewart Downing për “Goal”.

Elliott e ka nisur karrierën si senior te skuadra e Fulhamit në vitin 2018 për të rënë një vit më pas në “radarin” e Liverpoolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat