Rasim Thaçi apo aktori i njohur, sot ka ndërruar jetë pas sëmundjes me Covid 19.
Cima ka qenë futbollisti i spikatur në fund të viteve të 70-ta dhe ka luajtur me sukses për skuadrën me renome të Prishtinës dhe Flamurtarit të Prishtinës.
Cima ka qenë shënuesi më i mirë i Ligës së Parë siç quhej atëkohë krahinore e Kosovës.

Që besa në atëkohë ka pasur edhe një ofertë nga Dinamo e Zagrebit, por e kishte refuzuar atë.
Rasim Thaçi, ka qenë bashkëlojtarë me Agim Canën, Faton Domin, Burim Hatipin etj.

Fotografia e Prishtinës, e periudhës 1976/77: Në këmbë: Ika Kaleviq, Danillo Stevanoviq, Popoviq, Faton Domi, Nasrullah Shehu, Agim Zymi, Ismet Shufta, Peroviq, trajner. Aca Millaqiq. Ulur: Mlladenoviq, Burim Hatipi, Agim Cana, Mariq dhe Rasim Thaçi.
Kosova humb një aktor dhe sportist të madh. Lamtumirë Cimë, zemër sportisti!