Kombëtarja e Kosovës, këtë të dielë zhvillon takimin kualifikues për Kampionat Botëror ndaj Suedisë, takimi i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Insporti.
Pas fitores në miqësoren ndaj Lituanisë, “Dardanët” do të kenë testin e vërtetë ndaj Suedisë, test ky i cili ka vlerën e tri pikëve për kualfikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët e takimit, që këtë radhë vinë nga Hungaria.
Gjyqtar kryesor do të jetë Tamas Bognar, teksa asistentë do të jenë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.
Ky takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45, ndërsa tri ditë më vonë, Kosova udhëton drejt Sevillas për të zhvilluar takimin ndaj Spanjës.