Në një kohë kur shumë trajnerë të mëdhenj kanë dalë në pension, futbolli po kërkon për të tjerë të talentuar.
Është futur Zidane, Lampard, Pirlo e Gattuso dhe të gjithë po prisnin edhe Xabi Alonson.
Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Bayern Munchen në fakt është një trajner, por ende nuk ka hyrë në arenën e madhe për të drejtuar një mes skuadrave të 5 ligave më të mëdha të Botës.
Ai është trajner i ekipit të dytë të Real Sociedad, me të cilin po bën shumë mirë dhe ka mundur të bie sy, aq sa të fitojë vëmendjen e një klubi si Borussia M’gladbach.
Trajneri aktual i skuadrës së njohur, Marco Rose, është pranë kalimit te Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe si pasuesin e tij mediet reklamuan Xabi Alonson.
Por në fakt nuk do të ndodhë kështu sepse Alonso ka ndërmarrë një veprim kundër gjithë atyre që u thanë.
Real Sociedad ka njoftuar se ai ka rinovuar edhe një vit tjetër me ekipin B dhe do vazhdojë të punojë me ta në sezonin e ardhshëm..