Futbollisti Xherdan Shaqiri, dje ishte në formën më të mirë, duke asistuar në golin e dytë dhe të tretë, për fitoren bindëse të Zvicrës, me rezultat 3:1 kundër Bullgarisë në Sofje, në ndeshjen e vlefshme të grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Media zvicerane “Blick” e vlerëson me notën me të madhe yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, 5, ndërsa kapitenin Granit Xhakën me 5.
Ja nota sipas “Blick”: Yann Sommer 4, Nico Elvedi 4, Manuel Akanj 4, Ricardo Rodriguez 4, Kevin Mbabu 4, Remo Freuler 3, Granit Xhaka 4, Steven Zuber 4, Xherdan Shaqiri 5, Breel Embolo 4 dhe Haris Seferoviç 4.
Granit Xhaka
Zvicra startoi me fitore dhe synon vendin e parë në grup.