Mesfushori i Manchester City-t dhe Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka folur folur për trajnerët që kanë ndikuar më shumë në karrierën e tij: Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
“Pep dhe Jurgen janë dy trajner ëtë ndryshëm”, ka thënë mesfushori.
“Të dy janë fantastikë dhe kanë një personalitet që më pëlqen, por Jurgen është motivuesi që të përgatit të shkosh në betejë, ndërsa Pep është një që i kujdeset në mënyrë të pabesueshme për detajet e lojës, do gjithmonë të ketë një plan për modele të ndryshme të lojës. Kjo është arsyeja pse i pëlqejnë lojtarët inteligjentë, fleksibël dhe që mund të mbulojën disa pozicione”.
Gundogan ka folur edhe për faktin se Guardiola është komshiu i tij:
“Të them të drejtën, nuk e shikoj shumë kur jemi në shtëpi. Ndonjëherë në ashensor ose në zonën e përbashkët. Gjithsesi, është një komshi normel. Ai më lë hapësirat e mia dhe anasjelltas”, ka shpjeguar Gundogan.