Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i pikëlluar thellë me vdekjen e aktorit dhe ish futbollistit Rasim Thaçi – Cima.
“I trishtueshëm lajmi për shuarjen e ish-futbollistit dhe komedianit tonë të shquar, Rasim Thaçi - Cima!
Emri i tij ishte dhe do të mbetet emblemë jo vetëm si humorist, që u përkujdes të sjellë buzëqeshje dhe argëtim tek populli ynë edhe në periudhën më të vështirë të okupimit, por edhe si një futbollist i madh i kohës.
Paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, sidomos në fanellën e Flamurtarit, Prishtinës e Vëllaznimit do të mbetën përherë në kujtesën e dashamirëve të futbollit dhe të bashkëkohanikëve .
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe tërë komunitetit të futbollit dhe atij artistik!
Lamtumirë, Legjendë!”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.