Të martën, gjatë stërvitjes së Atletico Madrid, Moussa Dembele u shemb në tokë.
Francezi, i cili mbërriti tek madrilenët këtë dimër nga Lyon në formë huazimi, në një moment nuk u ndje mirë dhe ra në tokë pa ndjenja, shkaku i rënies së tensionit.
Fatmirësisht, stafi mjekësor i madrilenëve ndërhyri shpejt dhe gjendja e sulmuesit u përmirësua. I kthyer në stërvitje ditën e sotme, futbollisti 24-vjeçar dha lajmet rreth gjendjes së tij.
"Përsëri! Më shumë frikë sesa dëm. Faleminderit për mesazhet tuaja të ngrohta dhe vëmendjen tuaj ”.
Një mesazh për t'i qetësuar të gjithë.