Kosova e nis kampanjën për Kampionatin Botëror me ndeshjen ndaj Suedisë që e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën me fillim nga ora 20:45.
Suedia ka ekip me vlerë shumë më të madhe se Kosova dhe konsiderohet favorit i madh për këtë ndeshje.
Nëse shënon ndaj Kosovës, Ibrahimovic do ta thyente një rekord të madh te Suedia
Futbollisti më i vlefshëm i Suedisë është Dejan Kulusevski.
Vlera e 20-vjeçarit që luan për Juventusin shkon në 45 milionë euro sipas sajtit të njohur, “Transfermarkt”.
Ndërkaq, më i vlefshmi te Kosova është Vedat Muriqi që ka vlerë 14 milionë euro.