Si çdo vit, edhe këtë vit, është mbajtur turneu tradicional kushtuar heroit dhe deshmorit të kombit, Ilir Lushtaku.
Nën organizimin e KF Drenica dhe Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Skenderajt, si dhe i sponzorizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, sot në Skenderaj është mbajtur turneu në futboll për veteran, për nder të heroit kombëtar Ilir Lushtaku.
Hapjen e këtij turneu e bëri Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari. Në këtë turne, pjesëmarrëse ishin skuadrat e veteranve nga Shqipëria dhe Kosova, njofton faqja zyrtare e KF Drenicës.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: Veteranët e Kosovës, Veteranët e Shqipërisë, Veteranët e Drenicës dhe Veteranët e Flamurtarit nga Vlora.
Përveç ekipeve pjesëmarrëse në këtë turne moren pjesë edhe mysafirë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.
Turneu u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” dhe fitues të këtij turneu ishin Veteranët e Drenicës, të cilët në penallti mposhtën Veteranët e Kosovës.
Ky turne tashmë tradicional organizohet çdo vit në rikujtim dhe nderim të heroit kombëtar, deshmorit, Ilir Lushtaku.