Iku ku edhe një yll humori e futbolli!
Një biografi e shkurtër nga jeta, veprimtaria artistike edhe karriera futbollistike. Në librin “Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova (1916-2016)”, autor Enver Halili.
“I lindur më 13 korrik 1949, në fshatin Llapushnik, Komuna e Drenasit.
Deri në moshën 9 vjeçare ka jetuar në fshatin Vukovc, dhe është shkolluar në Komoran.
Pas përfundoi filloren regjistroi e përfundoi shkollën e mesme të teknikës, dega ndërtimtari, e përfundoi shkollën e mesme, me dëshirën e babait regjistrohet në Fakultetin e Ndërtimtarisë, por ishte edhe futbollist njëkohësisht, dyjat nuk shkonin, dhe z.Rasim, apo Cima si e quajnë, u dashtë të konkurroj në Fakultetin e Kulturës Fizike, pa e ditur babai i tij, dhe e përfundoi me sukses Fakultetin e Kulturës Fizike, babai i tij mendonte se djali i tij është bërë Inxhinier i Ndërtimtarisë, kur i tregoi se ëso bërë » Inxhinier i Fizkulturës » babai ja ktheu « Inxhienier i Dreqit » je bërë !
Gjatë viteve 1980-1998, ishte mësimdhënës dhe në të njejtën kohë luante edhe futboll aktiv.
Në ndërkohë merrej edhe me humor një kohë si Trio i humoristëve
« Treshi Përsheshi » Me z.Sevdail Rodogoshin-Qumilin, dhe z.Ibrahim Krajkova -Lecin, kuptohet pas karrierës futbollistike.
z.Rasimi është i martuar me z.Shukrije, janë prind të 3-fëmijëve.
Vajzë Adelina Thaçi, e cila ka përfunduar Akademinë e Solo-këndimit, djemtë Burimi e Artani, ku Burimi, ka përfunduar studimet në Tetovë në Univerzitetin e « Shtit » Shkencat Kompjuterike, ndërsa Artani ka përfunduar magjistraturën në Drejtimin e Menaxhmentit dhe informatikës, poashtu edhe Artani ishte futbollist shumë i mirë, por shkaku i lëndimeve braktisi futbollin z. Rasim është gjyshë i 5 mbesave e nipave.
Karrierën futbollistike z.Rasimi e ka filluar në KF » Prishtina « nga Prishtina në të gjitha kategoritë deri në senior, pastaj kalon në KF «Flamurtari » nga Prishtina ku ishte golashënuesi më i mirë, trajneri i tij i parë ishte z. Aca Millaqiq, po ashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e KF « Vëllaznimit » nga Gjakova, vetëm 6 muaj, për tu rikthyer në KF « Prishtina » nga Prishtina, ku luan plot 4 vite rresht.
Sukseset më të mëdha të z. Rasim-Cimës në karrierën futbollistike i kishte në KF « Flamurtar » ku ishte golashënuesi më i mirë, dhe ishte pjesë e KF « Flamurtarit » për 10 vite z. Rasimi, ishte edhe Futbollist i Reprezentacionit të Kosovës, në atë kohë.
Pozita që ka luajtur Cima dhe ju ka përshtatur pozita ishte pozita e sulmuesit të krahut të djathtë apo si quhej në atë kohë alo e djathtë, e në fanellë ka bartur numrin 7 Rasim Thaçi -Cima ka jetuar në Prishtinë”, ka shkruar Halili në librin e tij.