Të dielën me fillim nga ora 20:45 Kosova e nis kampanjën e saj kualifikuese për në Kampionatin Botëror "Katar 2022".
Ndeshja e parë e "Dardanëve" do të jetë ajo kundër Suedisë, e cila zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe agjendën e të dy kombëtareve për ditën e shtunë, pra një ditë para ndeshjes.
Nga njoftimi i FFK së mësohet se Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin ka interesim të madh nga adhuruesit e tij në Kosovë do të futet në "Fadil Vokrri" së bashku me shokët e tij në orën 17:30 për të zhvilluar stërvitjen e parë.
Pas kësaj, Kombëtarja e Suedisë, përkatësisht trajneri Anderson dë të dalin në konferencë për media për të folur rreth kësaj ndeshje.