Luis Muriel objektiv i Interit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo është ideja më e fundit e drejtuesve zikaltër për merkaton, në funksion të përforcimit të sulmit. Trajneri i Interit, Conte, prej kohësh e pëlqen shumë sulmuesin e Atalantës, protagonist i një sezoni vërtet emocionues.
Për të bërë një kapërcim cilësor në Europë, Interi ka nevojë për një përforcim në fazën sulmuese. Conte e di mirë, Inter e di mirë. Muriel u identifikua si alternativë e përsosur për t’ia shtuar dyshes LuLa.
Muriel mund të jetë zëvendësues i Lukakut apo të luajë përkrah tij në vend të Lautaros për aftësinë që ka për t’u përfshirë në duet. Qendërsulmuesi i Gasperinit ka kontratë me pagë 1.8 milionë euro në sezon deri në vitin 2023, ndërsa çmimi i kartonit të tij vërtitet nga 25-30 milionë euro.
Barcelona gjithashtu ka kërkuar informacion për kolumbianin, por Muriel me kënaqësi do të qëndronte në Itali. Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Zhang dhe Percassit mund të lehtësonin marrëveshjen.