Kombëtarja e Kosovës do të jetë e hendikepuar kundër Suedisë, në takimin e grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kosovës i mungon prej futbollistëve më të mirë, Valon Berisha.
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.