Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, reprezentues i Suedisë, para pak minutave me Kombëtaren e tij, zbarkuan në Prishtinë.
Ibra për herë të parë shkel tokën e Kosovës, ku nesër (20.45) do të ndeshen me Kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Ibra kërkon fitore në Prishtinë, të dytën rresht pas asaj minimale me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë.
Kosova krahas Amir Rrahmanit ka mungesë të madhe edhe Valon Berishën.