Jurgen Klinsmann vlerëson lart Romelu Lukakun. Ish-sulmuesi gjerman, gjatë intervistës së dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, u përqendrua në momentin e artë që po kalon bomberi belg, i cili me Lautaro përbën një dyshe stratosferike:
“E them këtë si sulmues. Sot ai është ndër 5 sulmuesit më të mirë në Europë.
Nuk ishte me fat, që të kishte dhuratë nga natyra teknikën e Messit, por në lojë ai vendos gjithçka: shpirtin e garës, fizikun, vendosmërinë, karakterin. Në një ekip funksionon kështu: ka nga ata që marrin dhe nga ata që japin. Lukaku jep.
Ai u jep shokëve të tij më shumë se sa merr, është një udhëheqës, tërheq të tjerët, iu jep hapësirë bashkëlojtarëve. Falë tij, si referencë e vazhdueshme përpara, Lautaro Martinez gjithmonë e di se ku do të shkojë topi herët a vonë. Dhe meqenëse Romelu nuk është egoist, të dy formojnë një çift të shkëlqyeshëm”.