I përhumbur në telefon mes Kosovës,Zlatan Ibrahimoviç..
Kombëtarja e Suedisë ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, teksa do të përballen me “dardanët” ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Së bashku me Suedinë, ka mbërritur edhe lojtari kryesor, Zlatan Ibrahimoviç. Pasi Suedia ka mbërritur në aeroport, kamerat kanë fokusuar sulmuesin e Milanit, i cili është shfaqur i përhumbur në telefonin e tij.
Kujtojmë se Ibra do të kërkojë me çdo kusht të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e nesërme, edhe për një rekord, pasi do të bëhej lojtari më i vjetër në histori, që shënon për Suedinë.