Italia pritet të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e nesërme në kualifikimet për Kupën e Botës ndaj Bullgarisë.
Azzurri mundi Irlandën e Veriut 2-0 të enjten në ndeshjen e tyre hapëse për kualifikimet, por që atëherë kanë humbur disa lojtarë sikurse: Domenico Berardi, Giorgio Chiellini dhe Francesco Caputo, të cilët u kthyen në klubet e tyre.
Skuadra udhëtoi për në Sofje këtë pasdite dhe priten disa ndryshime, veçanërisht me një lojë tjetër kundër Lituanisë që vjen të mërkurën e ardhshme.
Chiellini duhet të zëvendësohet nga mbrojtësi i Lazio Acerbi, Leonardo Spinazzola një gjë e natyrshme për Emerson Palmieri në mbrojtësin e majtë dhe Barella e Inter që hyn në vend të Lorenzo Pellegrini.
Ciro Immobile theu periudhën e tij të ‘thatësisë’ për gola ndaj Irlandës së Veriut dhe i hap rrugë sulmuesit të Torinos Belotti.
Itali (formacioni i mundshëm): G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Locatelli, Verratti; Chiesa, Belotti, Insigne