E jashtëzakonshme, dy shqiptarë në petkun e Malit të Zi, në fitoren me rezultat 4:1 ndaj Gjibraltarit, në takimin e vlefshëm të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Fatos Beqiraj u paraqit standard dhe Kristian Vulaj, futbollist i Deçiqit nga Tuzi, u inkuadrua nga minuta e 26-të.
Beqiraj e hapi serinë e golave në minutën e 26-të.
Për Malin e Zi shënuan Beqiraj (26'), Simiç (43'), Tomasheviq (53') e Jovetiq (80') dhe për Gjibraltarin Styche (30'-nga penalltia).
Vulaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 30-të. Beqiraj luajti deri në minutën e 46-të. Mali i Zi kryeson grupin me 6 pikë dhe Gjibraltari është fund me 0 pikë.