Trajneri i njohur italian, Maurizio Sarri, raportohet se mund të fillojë një aventurë të re në Turqi.
Sipas “Ajansspor”, Fenerbahce tashmë ka filluar kontaktet me ish-trajnerin e Napolit, Chelseas e Juventusit.
Madje, raportohet se presidenti i klubit turk, Ali Koc, i ka bërë 62-vjeçarit një ofertë.
Negociatat mes palëve besohet se do të vazhdojnë në javën e ardhshme.
Kujtojmë se Maurizio Sarri është pa skuadër nga gushti i vitit të kaluar, kur kishte ndarë rrugët me Juventusin.