Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Letonisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kuadër të grupeve në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Tulipanët janë nikoqir të letonëve në takimin e dytë të Grupit G, takim që do të zhvillohet në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit nga ora 18:00.
Ekipi i drejtuar nga Frank De Boer vjen nga humbja e madhe nga Turqia në mesjavë dhe synon ta marrë fitoren e parë në këto kualifikuese.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë humbur takimin e parë të grupit nga Mali i Zi dhe dëshiron rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Holanda: Krul; Dumfries, De Ligt, Blind, Wijndal; Frenkie De Jong, Klaassen; Berghuis, Wijnaldum, Depay; Luuk De Jong
Letonia: Ozols; Fjodorovs, Cernomordijs, Tarasovs, Jurkovskis; Zjuzins, Tobers; Karness, Ciganiks, Ikaunieks; Uldrikis.