Kombëtarja e Suedisë e ka nisur stërvitjen e sotme para ndeshjes ndaj Kosovës që e luan nesër me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Suedisë po stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku nesër përballet me Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
Pjesë e kësaj seance stërvitore është edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.
Pas stërvitjes, Kombëtarja e Suedisë do të mbajë konferencë për media nga ora 18:40.