Në Ligën e Dytë angleze, në ndeshjen Forest Grin-Bolton, u regjistrua një përplasje horror, ku sulmuesi i skuadrës vendase pas një dueli me kundërshtarin theu 4 gishtat e dorës së tij.
Episodi ndodhi në minutën e 7’ të ndeshjes, ku sulmuesi xhamajkan, Xhamill Mat u shtri në fushën e lojës duke bërtitur, ndërsa në ndihmë të tij erdhën mjekët të cilët e shoqëruan 31-vjeçarin jashtë fushës së blertë.
Pamje e tmerrshme.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të miqve, me një gol të shënuar në minutën e 39’ nga Dojle.