Java e dytë e kualifikueseve europiane për Katar 2022 është hapur sot me ndeshjes Mal i Zi-Gjibraltar dhe Rusi-Slloveni.
Sfida e parë, e vlefshme për Grupin G, është fituar nga malazezët me rezultatin 4-1.
Rusët kanë mundur 2-1 Slloveninë në javën e dytë të Grupi H dhe kanë përforcuar vendin e parë në renditje.
Protagonistë i sfidës së luajtur në Sochi ka qenë Dzyuba, autor i një dygolëshi në harkun e 9 minutave. Sllovenia ka ngushtuar diferencat me perlë të Ilicic, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit. Sllovenët mbajnë vendin e dytë me 3 pikë.