Jose Mourinho është gati për betejën e radhës. Por këtë herë armiku duhet gjetur brenda klubit të tij.
Trajneri portugez, i cili ka kritikuar ashpër skuadrën e tij në ditët e kaluara, duket se është bindur se ka disa “spiunë” brenda ekipit dhe klubit.
Persona që janë të gatshëm t’u thonë mediave të gjitha sekretet e dhomave të zhveshjes.
Mourinho është alarmuar pasi shtypi anglez ka publikuar disa artikuj mbi pakënaqësinë e futbollistëve për metodtat e stërvitjes. Nuk është hera e parë që Mou ka dyshime të tilla.
Në Madrid, siç kanë treguar vetë protagonistët, ka hyrë një ditë në dhomat e zhveshjes dhe ka thënë para gjithë skuadrës: “Ku është spiuni?”.
Një skenar që po përsëritet tani në Londër.