Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.
Para ndeshjes, “Dardanët” po mbajnë një konferencë për media.
Challandes tha se përkundër mungesav e të Rrahmanit dhe Dresheviqit, tashmë ka vendosur se kush do të startojë në qendër të mbrojtjes.
“Kam vendosur, por nuk e tregoj para ndeshjes se kush do të startojë. Në kokën time është e qartë se cilët lojtarë janë të gatshëm. Duhet të bazohemi në paraqitjet individuale, por duhet të luajmë si ekip” – tha Challandes.
Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.