Nën urdhrat e trajnerit Zhoze Murinjos tek skuadra e Totenhemit, Garreth Bejl ka rigjetur buzëqeshjen.
Gol, asist dhe paraqitje mbresëlënëse në Premier Ligë me fanellën e skuadrës londineze ku aktualisht ndodhet në huazim nga Reali i Madridit, ku vetë dëshira e yllit uellsian është që të rikthehet në Madrid me fanellën “Los Blancos” për të luajtur sezonin e fundit me merengues pasi kontrata e tij i skadon në qershor të vitit 2022.
Sipas asaj që raporton iberikja “Marca”, Reali i Madridit nuk kanë më besim tek ai dhe deklarojnë nën zëri se cikli i tij ka përfunduar në Madrid.
Dhe për këtë arsye klubi mbretëror do të duhet ta largojnë, edhe me parametra zero vetëm që të kursejnë nga paga e tij stratosferike.