Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Suedinë në ndeshjen e parë të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët tanimë janë duke kryer seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm.
Valon Berisha nuk ia ka dalë dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Suedisë.
Ndërkohë mungesa tjera është edhe ajo e Ibrahim Dresevic që është i suspenduar, derisa Herolind Shala është me COVID-19.
Amir Rrahmani u rikthye në Napoli pas lëndimit, ndërsa mungon edhe portieri Arijanet Muric i suspenduar nga FFK.