Kombëtarja e Holandës e ka hedhur pas shpine humbjen me 4:2 nga Turqia dhe i rikthehet fitoreve, duke e mundur me 2:0 Letoninë.
Për ‘Tulipanë’ është fitorja e parë në grupin H në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Golat i shënuan Berghuis (32') e de Jong (69').
Turqia kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas Malin e Zi me 6, Holandën 3, Norvegjinë 3, Letonia 0 dhe Gjibraltarin 0.