Kroacia, nënkampion i botës, nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme.
Kroatët mezi e mposhtën me rezultat 1:0 Qipron në Rijekë, në takimin e xhiros së dytë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Autori i golit është futbollisti Mario Pasaliq në minutën e 40-të.
Kroatët pas humbjes me 1:0 Sllovenia, iu kthehen fitoreve.
Rusia udhëheq grupin me 6 pikë, duke lënë pas Slloveninë me 3, Kroacinë 3, Sllovakinë 1, Qipron 1 dhe Maltën 0.