Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, ka deklaruar se do të jenë pa portierin Robin Olsen
Andersson e ka konfirmuar se Olsen nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës. Këtë trajneri i Suedisë e konfirmojë në konferencë për media në Prishtinë.
Olsen nuk do të jetë i vetmi që do të mungojë ndaj Dardanëve, pasi portierit i është bashkuar Albin Ekdal, i cili gjithashtu nuk do të paraqitet në këtë ndeshje.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet nesër nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ky takim është i vlefshëm në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.