Futbollisti Diogo Jota shkaktoi dy herë dridhje në Beograd, por me Portugalinë nuk mori më shumë se barazim (2:2) me Serbinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Jota shënoi në minutën e 11-të e 36-të, për epërsinë 0:2 të Portugalisë, por që u shkri në pjesën e dytë.
Për Serbinë shënuan Mitroviq (46’) e Kostiq (60’).
Cristiano Ronaldo me shokë nuk mori më shumë se një pikë nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd. Serbia udhëheq grupin me 4 pikë sa ka edhe Portugalia në pozitën e dytë.