Të dielën do të jetë dita e Bullgari-Itali.
Ndeshja e dytë e kualifikueseve të Botërorit 2022 do të jetë një provë e madhe për të dy skuadrat, që do të kuptojnë se çfarë duhet të ndreqin për ndeshjet e ardhshme.
Mes kundërshtarëve të italianëve ka edhe nga ata që i njohin shumë mirë, duke luajtur kundër disa prej lojtarëve të Mancini-t të dielave në Serinë A.
Bëhet fjalë për Andrey Galabinov. Sulmuesi i Spezia-s ka analizuar ndeshjen kundër “axurrëve” në konferencë për shtyp:
“Kam munguar në ndeshjen e parë për të qenë gati për Italinë pas një problemi të vogël fizik. Asgjë e rëndë, isha vetëm i lodhur. Ndeshja kundër axurrëve do të jetë e veçantë për mua, do të kërkoj të jap maksimumin për vendin tim”, ka thënë Galabinov.
Në fund, një sfidë brenda sfidës: “Nuk mendoj se Donnarumma është i pakalueshëm. Sigurisht që do të provoj të shënoj. Uroj personalisht që Italia ta nënvlerësojë ndeshjen, edhe pse ne do të mendojmë vetëm për paraqitjen tonë”.