Ronaldo 'shpërthen' ndaj gjyqtarit, iu mohua goli në sekondat e fundit të ndeshjes!
Portugalia barazoi 2:2 me Serbinë në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Por, në fund Portugalia arriti të shënonte përmes Ronaldos, por jo sipas gjyqtarit të ndeshjes.
Nga goditja e Ronaldos, topi e kaloi plotësisht vijën, por gjyqtari heshti.
Kjo krijoi pakënaqësi te Ronaldo i cili “shpërtheu” ndaj gjyqtarit, i cili edhe e ndëshkoi me karton të verdhë.
Në këto ndeshje kualifikuese nuk përdoret teknologjia e VAR-it.