Chelsea ka ndryshuar fytyrë me ardhjen e Tomas Tuchel në stolin e ekipit dhe sezoni është vendosur në shinat e duhura, sidomos në Champions League.
“Blutë” patën edhe fat në shortin e çerekfinaleve, pasi peshkuan Porton, një kundërshtar të kalueshëm.
Shorti me Porton ishte i kënaqshëm edhe për një arsye tjetër, që është Jesus Corona. Sipas mediave angleze, Chelsea po përgatitet të transferojë yllin e Portos në merkaton e verës, pasi lojtari pëlqehet shumë në “Stamford Bridge”.
Jesus Corona (m)
Oferta e Chelseat është rreth 25 milionë euro, me Porton që sipas gjasave do të bindej nga një shifër e tillë. Corona është pjesë e Portos që nga viti 2015, ku në atë kohë u ble nga holandezët e Twentes për 10.5 milionë euro.