Sulmuesi i Napolit dhe Kombëtares belge, Dries Mertens, ka dalë nga fusha shkaku i një lëndimi të dyshuar.
Skuadra e Napolit është duke pritur lajme të reja nga Kombëtarja e Belgjikës pasi Dries Mertens lëndoi shpatullën e tij në ndeshjen për kualifikime në Kupës së Botës me Çekinë.
Sulmuesi kishte filluar mirë ndeshjen, por u detyrua të zëvendësohej në min (56′).
Dyshimet janë se Mertens mund të ketë lënduar shpatullën e tij, por Napoli është në pritje të rezultateve të testimeve të stafit mjekësor.
Napoli ka të gjitha arsyet të shqetësohet, duke marrë parasysh që Victor Osimhen lëndoi shpatullën e tij ndërsa ishte duke u paraqitur me Nigerinë në nëntor dhe qëndroi jashtë fushës për më shumë se dy muaj.
Mertens sapo është rikthyer nga lëndimi, i cili e mbajti jashtë fushave që nga muaji dhjetor.