Nabil Fekir pritet të largohet në fund të sezonit nga Real Betis, me francezin që kërkon të bëjë kapërcimin në një ekip të madh tashmë. Largimi nga Lyon drejt Betisit i çuditi të gjithë, por në atë kohë, Fekir kishte një problem dëmtimi, ndaj edhe çmimi i tij u fiksua në vetëm 20 milionë euro.
Tani, fantazisti duket në formë dhe Betis fërkon duart, pasi mund të përfitojë 30-35 milionë euro nga transferimi. Për Fekir në garë janë Barcelona dhe Arsenali.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Koeman, i cili e sheh si lojtarin ideal për të qëndruar pas sulmuesve me skëmen e re 3-4-1-2 që ka aplikuar te Barcelona.
Nga ana tjetër, Arsenali e ka lojtarin si alternativë të Odegaard. Blerja e norvegjezit nga Real Madrid duket një operacion shumë i vështirë dhe zgjidhja mund të jetë Fekir. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Fekir, i cili në verë do të jetë në Barcelonë ose Londër.