Prej kohësh flitet për një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe dhe Erling Haaland te Real Madrid.
Marca ka bërë të ditur se dy lojtarët janë objektiva konkretë për verën e ardhshme.
Dëshira e Florentino Perez, në fakt, është ajo që të hidhet në sulm për dy yjet në përfundim të këtij sezoni.
Një operacion i dyfishtë që do t’i kalonte 300 milionë euro, por që, siç ka shkruar Marca, Los Blancos janë të bindur që mund t’i sigurojnë falë shitjeve të shumta që klubi ka ndërmend të bëjë në fundin e sezonit.