Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis kampanjën për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Gjyqtarë kryesor në këtë takim do të jetë hungarezi Tamas Bognar, kurse ndihmës të tij do të jenë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.
Gjyqtar i katërt do të jetë Ferenc Karako.
Ndeshja Kosovë – Suedi fillon nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikimet për një Kampionat Botëror.